
Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior
Real Madrid fitoi me rezultatin e pastër 0-2 përballë Real Sociedad në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të LaLiga. Los Blancos hasën vështirësi në pjesën e parë, por në të dytën u deshën 2 penallti për të ‘likuiduar’ vendasit.
Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe ishin autorët e golave në minutat 58’ dhe 75’ që u sigurojnë 3 pikët e rradhës madrilenëve.
Real Madrid shkon në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se Barcelona që do të luaj nesër. Sfida e rradhës e djemve të Ancelotti është ndaj Espanyol në ‘Santiago Bernabeu’.
Poll