Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Reali fiton në "frymën e fundit", derbi i vogël i Madridit bën me drithërima "Los Galacticos"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Reali fiton në "frymën e fundit", derbi i vogël
Real Madrid - Leganes

Real Madrid edhe pse me shumë vuajtje ia ka dalur të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Për këtë, madrilenët mposhtën në derbin e vogël të Madridit Leganes.

Modestët në shtëpi i bënë ballë anës tjetër të kryeqytetit, por në fund “mbretërorët” nuk mund të gabonin dhe fituan me rezultat 2-3. Modric në minutën e 18-të dhe Endrick në minutën e 25-të treguan një iluzion se kryeqytetasit do ta kalonin lehtësisht këtë mbrëmje.

Cruz qëlloi të sihte në superformë dhe i bëri dëmin “Merengues” me dopietë në minutat e 38-të dhe 59-të. Garcia mendoi t’i jepte kalimin më tej “yjeve” të Realit, po që stadiumi ngeli i tejknaqur nga paraqitja e vednasve dhe për ëktë dhuroi duartrokitje pavarësisht eliminimit.

Real Madrid kalon turin në Copa del rey ashtu siç bëri Atletico 1 ditë më parë. Mirëpo, bardhekuqtë shpartalluan rivalët, ndërsa ekipi i Ancelottit vazhdon të tregojë problem madhore.

Kujtojmë që dhe një tur më parë Reali ishte pranë eliminimit dhe iu desh shtesa ndaj Celta Vigo. Eliminimi po i vjen afër Mbappes me shokë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Spanjë.

Goli i parë i Realit

Goli i dytë i Realit

Goli i fitores së Realit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga