Legjendat e Barcelonës dhe ato të Real Madrid kanë luajtur mbrëmjen e djeshme në Katar një ndeshje mes tyre. “El Clasico” mes ikonave, përfundoi 2-2 në kohën rregullt, teksa katalanasit fituan 4-2 në penallti.
Golat për Barcelonën u shënuan nga Ronaldinho, i cili lëshoi një super “predhë” nga goditja e dënimit. Gjithashtu, për katalanasit shënoi edhe Sorin, gola që u shënuan në pjesën e parë.
Edhe pse në pjesën e dytë Reali gjeti golat me Edvin Congo dhe Luis Figo, nuk mjaftuan pasi në 11-metërshat katalanasit u treguan më të saktë.
Një gol i veçantë për Figon, i cili quhet si “tradhtar” nga tifozët katalanas për atë kalim nga Barcelona te Real Madrid shumë vite më parë.
Poll