Real Madrid ka luajtur ditën e sotme takimin e radhës në La Liga. Madrilenët janë mposhtur nga Bilbao, në një transfertë të vëshirë me rezultat 2-1.
Guruzeta dhe Berenguer vulosën fatin e këtij takimi për baskët. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh, por Bellingham i cili dyshohej në fillim që do të mungonte në këtë sfidë, jo vetëm ia doli të jetë i pranishëm po edhe shënoi. Forma e mirë e anglezit vazhdon, pas zhbllokimit me Getafen duket një ‘monster’.
Bilbao nuk u ndal dhe kaloi prapë në avantazh, kësaj radhe për fitoren.
Mbappe vazhdon mallkimin me penalltinë. Pas humbjes së njërës në Champions, përballë Liverpool që dhemb ended he kujtohet, tani humbet dhe në La Liga një 11 metërsh. Gjërat sa vijnë e përkeqësohen tek francezi.
Real lëshon terren ndaj Barçës që mundi skuadrën e Muriqit këtë meshavë. Me këtë humbje distance nga katalanasit mbetet -4 pikë.