Real Madrid fitoi kundër Getafes 2-0 në La Liga. Lajmi më i gëzueshmë ishte rikthimi tek goli i Mbappes.
Por, suksesi madrilen ka parë dhe një lajm të hidhur. Bellingham mori një goditje në kokë nga lojtari i bluve dhe u zëvendësua në pjesën e parë në ‘Santiago Bernabeu’. Anglezi qëndroi në dhomat e zhveshjes, pasi u zëvendësua nga turku Guler. Mesfushori ishte njëri prej më të mirëve duke krijuar hapësira mes linjave.
Lojtari i ‘Tre Luanëve’ e shndërroi penalltinë në gol me një siguri të lartë. Përveç golit dhuroi dhe asistim duke mbizotëruar statistikat e sfidës.
Te klubi spanjoll nuk nxitohen të japin verdikt, por janë të mërzitur se Jude mund të mungopjë në taimin e radhës me Bilbaon, që nuk është një oponent i lehtë.