Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ I dha fanellën tifozit për 50 euro, ish-futbollisti i Real Madrid: Nuk jam milioner

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I dha fanellën tifozit për 50 euro, ish-futbollisti i Real
Pamje nga momenti

Ish-futbollisti i Real Madrid, Dani Lorenzo është bërë viral në internet pas një video të tijën me një tifoz.

Pas fitores 1-0 të Malaga përballë Atletico Madrid B, Lorenzo u kap nga kamerat në një moment përulësie dhe pasioni për futbollin. Një tifoz gjeti shfrytëzoi situatën duke i kërkuar Lorenzos fanellën që kishte veshur. Megjithatë, Lorenzo me mirësjellje i shpjegoi se politikat e klubit nuk ia mundësojnë këtë.

Pavarësisht refuzimit, tifozi nxorri nga xhepi 50 euro dhe ia dhuroi lojtarit. I befasuar nga gjesti i pastër i tifozit, Lorenzo pranoi paratë dhe shkëmbeu fanellën.

Këtë situatë futbollisti e shpjegoi pasi video u bë virale duke thënë se nuk është milioner.

“Ndodhi shumë shpejt. Për ta kuptuar njerëzit, ne jemi në një divizon të ulët. Unë nuk jam milioner, do doja të isha.

Na është dhënë një numër i limituar fanellash për t’i dhuruar dhe unë i kisha dhënë të miat tanimë. Pas këtyre, klubi na faturon çdo fanellë tjetër që japim.

Tani që reflektoj, nuk duhet t’i kisha pranuar paratë. E bëra me gjithë besimin e mirë te bota, shpresoj që njerëzit të më kuptojnë”, tha lojtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga