Real Madrid i ka dhënë një tjetër goditje shpresave për të fituar titullin kampion në La Liga, pas barazimit me Gironën me rezultatin 1-1.
"Los Blancos" iu afruan shpesh portës së miqve duke tentuar golin, por pa rezultat. Megjithatë, vuajtjeve të madrilenëve do t'i vinte fundi në minutën e 51-të, kur Fede Valverde shënoi golin e epërsisë me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Gëzimi i vendasve zgjati fare pak, pasi në të njëjtin pozicion në krahun tjetër, Lemar riktheu baraspeshën falë një tjetër goli të bukur në minutën e 62-të, duke shtangur të pranishmit në "Santiago Bernabeu".
Një pikë që për Realin do të thotë "humbje", pasi në rast se Barcelona ia del të fitojë derbin me Espanyol të shtunën, distanca do të shkonte në 9 pikë.
Real Madrid 1-1 Girona (Valverde 51', Lemar 62')
GOLAT:
Goli i Valverdes (Real Madrid 1-0 Girona)
Goli i Lemar (Real Madrid 1-1 Girona)
