
Lamine Yamal
Barcelona e Hansi Flick nuk e pati aspak të vështirë ndaj Mallorcas, ndryshe nga sa u parashikua fillimisht. Golat e Raphinha (7’) dhe Torres (23’), shto dy kartonat e kuq për Mallorcan, ia “shtruan” rrugën e fitores Barçës.
Në pjesë e dytë pati kohë edhe për finalizimin e Lamine Yamal. Marcus Rashford bëri debutimin në La Liga në minutën e 69, por jo efikas në asist apo gol.
Katalanasit mund të kishin fituar më thellë, por falë portierit të vendasve rezultati mbeti në 0-3. Goditjet në kuadrat ishin 1-8, ndërsa në totalë 4-24, dominim i frikshëm i kampionëve.
Poll