Vinicius JR duket se i ka krisur plotësisht marrëdhëniet te Real Madrid. Ai nuk shkon aspak mirë me trajnerin Xabi Alonso, ndërkohë që ky i fundit duket se ka besimin e bordit drejtues.
Në këto kushte, sulmuesi 25-vjeçar duhet të kërkojë për një klub të ri. Sipas mediave spanjolle, agjentët e tij po punojnë fort. Deri më tani, ata ua kanë ofruar Viniciusin 4 klubeve.
PSG, Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munich janë klubet ku agjentët e brazilianit kanë “trokitur në derë”. Deri më tani, interes serioz kanë shfaqur vetëm bavarezët.
Këta të fundit po shqyrtojnë me kujdes situatën e brazilianit, të cilin mund ta rrëmbejnë verën e ardhshme. Por, nëse situata e Vini JR me stafin e Realit përkeqësohet, gjithçka mund të mbyllet që në merkaton e janarit.

