Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Plas “BOMBA” nga Spanja, agjentët e Vinicius kanë “serviruar në pjatë” transferimin e brazilianit te 4 gjigandët e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Plas “BOMBA” nga Spanja, agjentët e Vinicius kanë
Vinicius

Vinicius nuk po kalon moment të mirë te Real Madrid. Vërshëllimat e fundit nga tifozët e Real Madrid, duket se kanë mbushur “kupën” e largimit.

Sipas raportimeve të “freskëta” nga Spanja, specifikisht prej “Defensa Central”,  agjentët e Viniciusit kanë fillur punën për largimin e brazilianit nga “Santiago Bernabeu”.

Më tej thuhet se 25-vjeçari i është ofruar 4 gjigandëve të futbollit europian, fjala është për Bayern Munich, Manchester United, PSG dhe Arsenal.

Mbetet për t’u parë nëse Reali do lejoi largimin e sulmuesit që në merkaton e janarit. “Fërkimet” mes amerikano-latinit dhe trajnerit të “Galaktikëve” Xabi Alonso kanë qenë të shpeshta gjatë këtyre muajëve.         

Poll

Lexo gjithashtu