Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Situatë kaotike në Spanjë, klubi legjendar i La Liga bën gjestin bujar

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë kaotike në Spanjë, klubi legjendar i La Liga bën
Përmbytjet në rajonin e Valencia-s në Spanjë

Real Madrid ka bërë një gjest shumë të bukur ditën e sotme. Tematika e gjestit të kryer lidhet me situatën e fundit të fenomeneve natyrore që kanë goditur një pjesë të Spanjës. Klubi i Florentino Perez ka dhuruar shumën e majme në ndihmë të viktimave të përmbytjeve që kanë kapluar vendin.

Klubi madrilen ka njoftuar zyrtarisht se do të komunikojë me Kryqin eKyq të Spanjës dhe do të dhurojë plot 1 milion euro. Fondacioni i Real Madrid ka nisur fushatë për të mbledhur sa më shumë fonde në mbështetje të të prekurve nga stuhia dhe vërshimet e shiut. Familjet që kanë nevojë në rajonin e Valencias janë të shumta, ndërkohë qëedhe viktimat nuk janë të pakta në numër. Situata është kritike dhe shumë nga klubet e La Liga-s po ndërmarrin nisma sensibilizuese.

Kujtojmë që Federata spanjolle shtyu disa nga ndeshjet e Kupës së Mbretit, ndër to dhe ajo e ekipit të Valencias, rajon i cili mban të njëjtin emër si klubi “bardhezi”. Ky rajon pozicionohet gjeografikisht në lindje të vendit iberik dhe është shndërruar në gërmadha. Në nderim të viktimave do të ketë një minutë heshtje në çdo takim në divizionet spanjolle dhe ky është një vendim për të kujtuar këdo sporti na afron.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga