Robert Lewandowski kohët e fundit ka përfunduar në qendër të mediave sportive dhe jo vetëm. Kjo pasi e ardhmja e tij në “Camp Nou” është në pikëpyetje. Herë flitet për një largim të veteranit, e herë të tjera qëndrimi te Barça është i padiskutueshëm.
Por tashmë në lidhje me zërat mbi të ardhmen e tij ka folur vetë sulmuesi polak. Lideri i Barcelonës ka theksuar se ka kohë për të marrë një vendim dhe aktualisht nuk e di ende se ku do të luaj dhe se gjithçka do të varet nga vendi i klubit.
Ndërkohë ndër të tjera është shprehur se këtë sezon dëshiron të fitojë gjithçka, që nga kualifikimi në Kupën e Botës e deri te La Liga e Champions League. Një "paralajmërim" edhe për Kombëtaren shqiptare, ku siç dihet Shqipëria dhe Polonia do të sfidohen mes tyre në "Play-Off"-in e Kupës së Botës në mars të 2026.
“Kam kohë për të marrë një vendim. Tani për tani, nuk e di se ku dua të luaj. Nuk e di se cilin drejtim të marr, por nuk kam presion. Shumë varet nga plani i klubit dhe ajo që dua.
Këtë sezon, DUA GJITHÇKA. Dua të kualifikohem në Kupën e Botës, të fitoj La Liga dhe Champions League”, ka deklaruar polaku.
