
Hansi Flick
Barcelona po korr suksese në drejtimin e Hansi Flick. Paraqitjet e gjermanit kanë bindur drejtuesit, të cilët po mendojnë për një kontratë të re mes tyre.
Kështu sipas “Sport” bëhet me dije se drejtori sportiv Deco ka nisur punën për të bërë gati kontratën e re për Flick. Kontrata aktuale e gjermanit përfundon në verën e vitit 2026, por katalanasit dëshirojnë ta “blindojnë” atë edhe për disa sezone tjera.
Palët kanë një marrëdhënie mjaft të mirë mes tyre dhe bisedimet për rinovimin pritet të shkojnë siç duhet. Sigurisht që nëse palët dakortësohen për marrëveshjen e re do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës së timonierit të blaugranave.
Poll