Lamine Yamal së fundmi është në qendër të mediave më të mëdha sportive në vend. Kjo jo për shkak të paraqitjes së tij në fushën e lojës, por për një situatë tjetër. Fillimisht u supozua se spanjolli kishte një sëmundje të pashërueshme, gjë e cila u mohua nga lojtari dhe Barcelona.
Teksa së fundmi një mosmarrëveshje mes Barcelonës dhe Spanjës ka bërë që talenti i katalanasve të humbasë grumbullimin me Kombëtaren për 2 ndeshjet e këtij muaji. Lojtari u “përjashtua” nga ekipi Kombëtarë, me Federatën që dukshëm shprehu pakënaqësinë e saj për situatën e krijuar dhe informimin me vonesë nga barça për procedurën mjekësorë që duhej të ndiqte Yamal.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i Barcelonës mbi “akuzat” e Federatës Spanjolle të Futbollit. Klubi thekson se ka vepruar me transparencë të plotë dhe në kohë, pasi i ka aplikuar lojtarit trajtim kundër pubalgjisë që e ka shqetësuar 18-vjeçarin prej disa javësh.
Gjithashtu thuhet se klubi ka prioritetit gjithmonë shërimin e plotë të Lamine-s dhe parandalimi i përkeqësimit të gjendjes së tij. Lamine mbetet nën kujdesin e stafit mjekësor të Barcelonës, që është në kontakt të vazhdueshëm me kombëtaren.
