I pabesueshëm është lajmi që vjen nga Spanja. Lamine Yamal është përjashtuar nga Kombëtarja spanjolle.
Ylli spanjoll ka lënë menjëherë grumbullimin me ekipin Kombëtar dhe do të rikthehet në Barcelonë. Shkak është bërë një procedurë mjekësore që 18-vjeçari do të bëjë, gjë e cila ka “irrituar” Federatën Spanjolle të Futbollit.
Barcelona nuk i kishte njoftuar në kohë stafin e Kombëtares për këtë procedurë dhe në këtë mënyrë talenti spanjoll humbet dy ndeshjet e fundit kualifikuese me Spanjën. Një mosmarrëveshje mes palëve ka sjellë tashmë këtë situatë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata, e cila në deklaratën e saj, dukshëm kishte pakënaqësi të konsiderueshme për këtë rast.
"Shërbimet Mjekësore të RFEF-së dëshirojnë të shprehin habinë dhe shqetësimin e tyre pasi mësuan në orën 13:47 të së hënës, më 10 nëntor, ditën e fillimit të kampit zyrtar stërvitor me ekipin kombëtar, se lojtari Lamine Yamal i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për trajtimin e shqetësimit pubik po atë mëngjes.
Kjo procedurë u krye pa komunikim paraprak me stafin mjekësor të Kombëtares, duke u njohur me detajet vetëm nëpërmjet një raporti të marrë në orën 22:40 të mbrëmjes së kaluar, i cili tregonte rekomandimin mjekësor për pushim për 7-10 ditë.
Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi në çdo kohë shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin për ta liruar atletin nga thirrja aktuale.
Jemi të bindur se ai do të shërohet mirë dhe i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë", thuhet në njoftim. Siç dihet Spanja do të luajë ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Lamine Yamal es desconvocado para jugar contra Georgia y Turquía.
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) November 11, 2025
ℹ️ Leer más: https://t.co/atDKuEHhN4 #VamosEspaña | #CopaMundialFIFA pic.twitter.com/18d34HtQdJ
