
Neymar kohët e fundit po përflitet shumë për një rikthim te Barcelona. Braziliani siç dihet kohën më të artë të karrierën së tij e ka patur te katalanasit, ku bashkë me dyshen Messi – Suarez kanë fituar çdo trofe të mundshëm në Spanjë dhe Europë.
Në lidhje me këto zëra a folur drejtori sportiv i Barcelonës, Deco. Ky i fundit ka theksuar se do shumë Neymar, por tani nuk është momenti për një rikthim. Sulmuesi është një lojtar i madhe dhe e shijon shumë futbollin, por klubi nukmka plane të tilla.
“Unë e dua Neymarin. Për mua, ai është lojtari më i mirë i 10/20 viteve të fundit. Ai është një fenomen dhe ai është ende një lojtar i madh.
Gjëja më e rëndësishme tani është që Neymar është përsëri i lumtur dhe kënaqet me futbollin. Unë nuk shoh një vend më të mirë për të tani sesa Brazili, veçanërisht në klubin e tij Santos.
Aktualisht, ne nuk kemi plane të qarta për sezonin e ardhshëm. Ka disa faktorë që duhet të sqarohen fillimisht.
Neymar ishte një fenomen këtu, duke fituar trofe dhe duke arritur shumë. Mund të ndodhë përsëri, askush nuk e di, por tani nuk është koha e duhur që Barcelona të flasë për rikthimin e Neymar dhe nuk mendoj se Neymar po mendon as për këtë.
Unë ndjek futbollin dhe e shoh atë të lumtur, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka përfunduar drejtori i Barçës.