Te Real Madrid po bëhen gati për finalen e madhe të Champions League. 4 ditë na ndajnë nga një na përballjet më spektakolare të këtij kompeticioni.
Madrilenët do të sfidohen me Dortmund në “Ëemble” më 1 qershor në orën 21:00. Para kësaj finaleje atmosfera te “Los Blancos” është më e mira e mundshm. Vinicius ka folur për këtë takim, ku ndër të tjera ka theksuar se nëse do t’i jepej mundësia do t’ia dhuronte “Topin e Artë’ Jude Bellingham.
“Unë i shikoj gjithmonë ndeshjet e qendërmbrojtësve dhe mbrojtësve të krahut me të cilët do të përballem. I kërkoj ekipit tim ta përgatisë atë për mua. I studioj ata, për të parë se si mund të përpiqen të më bllokojnë. Tani më duhet të shikoj edhe ato të portierëve, sepse mund të më duhet të ekzekutoj penallti.
Ancelottit? Ai më bindi të ndërroj pozicion, nuk doja. Ai më ka mësuar të luaj edhe nga brenda. Në një vit kam evoluar më shumë se në çdo gjë më parë.
Bellingham? Nëse do më jepej mundësia unë do t’ia jepja 'Topin e Artë’”, ka përfunduar braziliani.