Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mbappe "mesazh" kritik Real Madrid: Duhet të ndryshojmë dinamikën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbappe "mesazh" kritik Real Madrid: Duhet të ndryshojmë
Kylian Mbappe

Real Madrid u përballë dje me Gironë, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e 14-të të La Liga. Sfida u mbyll me barazim në shifrat, 1-1. Pas ndeshjes ka reaguar edhe sulmuesi francez, Kylian Mbappe duke bërë autokritikë për lojën e bërë.

Reagimin zgjodhi ta bëjë me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” në të cilën shkruan se barazimi nuk ishte rezultati që skuadra priste por dhe kritikoi shokët e skuadrës duke thënë se duhet ndryshim.

“Absolutisht nuk ishte rezultati që donim, por kampionati vazhdon dhe është shumë i gjatë. Duhet të ndryshojmë dinamikën dhe të tregojmë se kush jemi si ekip”, ka shkruar sulmuesi në postimin e tij.

Mbappe "mesazh" kritik Real Madrid: Duhet të ndryshojmë
 

Rikujtojmë se kampionati spanjoll, vijon të kryesohet nga Barcelona ndërsa Real Madrid është në vendin e dytë me 33 pikë, 1 pikë më pak se rivali i saj.

 

Poll

Lexo gjithashtu