
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski dha një intervistë të gjatë për ‘Barça One’ për të festuar 50 golat e tij me katalanasit. Ndër të tjera ai u shpreh se blaugranat janë klubi më i mirë në botë duke harruar kështu aventurën e tij në Gjermani me Bayern Munchen.
"Më bën shumë krenar të shënoj kaq shumë gola për një klub si Barcelona në një vit e gjysmë. Kur mendoj për golat dhe në kohën që kam kaluar këtu ndihem, e përsëris, shumë krenar për këtë klub, secili prej këtyre golave ka një domethënie të veçantë për mua dhe është privilegj të shënosh gola për Barçën.
Më duhet të them se kurrë nuk kam menduar se sa gola do të shënoj. Por nëse i shihni këto shifra, wow, janë 50 gola për Barçën në një vit. Mund të jetë gjithmonë më mirë, por këto tashmë janë shumë të mira. Natyrisht, mendoj të jem në gjendje të shënoj gjithnjë e më shumë, por kur shikoj prapa, mund të ndihem krenar.
Do të thotë shumë të jesh lojtar i Barçës, ndonjëherë është e vështirë të gjesh fjalën e saktë, por e dini, është krenari, lumturi. Është e veçantë të jesh këtu dhe të jesh ky lloj sulmuesi i klubit sepse për historinë e tij, njerëzit flasin për këtë klub dhe e kuptoni se është klubi më i madh në botë dhe të qenit pjesë e tij më bën më të mirë, më jep më shumë energji për të punuar shumë dhe për të bërë diçka të veçantë.