Atmosferë festash dhe sigurisht që dhe klubet e futbollit, po marrin pak kohë relaksi. Barcelona zhvilloi darkën e Krishtlindjeve, por presidenti i klubit, Joan Laporta u sigurua që të përçojë edhe disa mesazhe si kundërpërgjigje e akuzave të bëra nga Real Madrid, pak kohë më parë. Rikujtojmë këtu se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nisi një proces gjyqësor për gjyqtarët e Barcelonës, me pretendimin e mosprofesionalizmit dhe ndikimin e tyre në ndeshje.
Kështu gjatë fjalës së tij, presidenti Laporta u shpreh se Barcelona njihet kudo si një klub i cili është shumë i admiruar dhe i respektuar gjithashtu.
“Ne të gjithë e dimë se në çdo veprim sportiv, shoqëror, institucional dhe madje edhe ekonomik, ne lëmë gjurmën tonë, si një klub i respektuar, i njohur, i admiruar dhe i dashur”, ka thënë fillimisht presidenti.
Sipas dhe medias "The Barce Universal", ndër të tjera Laporta i ka dhënë dhe një paralajmërim Real Madrid duke iu thënë se nuk do të lejojë askënd që të ''njëllos'' stemën e klubit të tyre.
“Mendoj se e dini se kujt po i referohem, ata që janë arkitektët e fushatave të vazhdueshme për të diskredituar stemën dhe thelbin tonë, dhe ne nuk do ta lejojmë këtë", u shpreh Laporta.

