Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Rivalë dhe përballë ligjit, Real Madrid ul në stolin e të akuzuarit Barcelonën, gjyqin e nis për ryshfete të “frikshme”

Shkruar nga NEWSPORT
Rivalë dhe përballë ligjit, Real Madrid ul në stolin e
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Real Madrid përveçse i ka hapur sfidë Barcelonës në fushë prej vitesh, tashmë e ndjek atë edhe me anë të ligjit. Bëhet fjalë për një procedim gjyqësor të “të bardhëve” kundër Barcelonës, në lidhje me pagesat ndaj ish-zyrtarit të arbitrimit Jose Maria Enriquez Negreira.

Procesi i nisur e lejon Real Madrid që të marrë pjesë në gjyq, i cili në thelb ka hetimin e 7.3 milionë eurove të dhëna nga Barcelona gjatë 17 viteve.

Ndërkaq ka qenë dhe presidenti i klubit, të Real Madrid Florentino Perez, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se çështjen do ta ndjekë deri në fund, aq më tepër nëse provohet se pagesat synonin të ndikonn në vendimet e arbitrave.

Gjatë dëshmisë së Joan Laportas, avokatët e Real Madridit ngritën pyetje të drejtpërdrejta, duke theksuar rritjen e “frikshme” të pagesave, rolin e pashpjeguar të djalit të Negreirës në përgatitjen e raporteve të papublikuara, të cilat pretendohet se u financuan veçmas, si dhe arsyen pse Barcelona i fshehu transaksionet nga autoritetet tatimore.

Ngjarjet së fundmi e tensionojnë edhe më tej marrëdhënien, tashmë të përkeqësuar mes dy gjigantëve të Spanjës.

Poll

Lexo gjithashtu