Te Real Madrid janë tronditur nga dëmtimi i Eder Militao. 26-vjeçari mori një dëmtim të rëndë ndaj Osasunës dhe futbollisti u detyrua të linte menjëherë fushën e lojës.
Braziliani ka këputur ligamentin e plotë të kryqëzuar anterior që përfshirjen e të dy meniskut në këmbën e djathtë. Kjo do të thotë që Militao do të jetë larg fushave të blerta për një periudhë të gjatë kohe.
Për rikuperimin e tij do të duhen 9 muaj dhe në këtë mënyrë futbollisti ka mbyllur sezonin para kohe. Një mungesë e rëndësishme për madrilenët, të cilët duhet të bëjnë llogaritë pa një prej yjeve të skuadrës në pjesën tjetër të sezonit.
View this post on Instagram
Poll