
Barcelona do të përballet sonte në transfertë me Benfincën në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Por përpara se të dalë në fushë, skuadra katalanase duhet të mendojë më parë për Lamine Yamal.
Mbrëmë është zhvilluar një takim mes Barcelonës dhe Jorge Mendes, që aktualisht është agjenti i Lamine Yamal. Ky takim u bë me synimin e zgjatjes së mundshme të kontratës së yllit të Spanjës.
“Lamine Yamal patjetër që do të rinovojë, gjërat po shkojnë mirë”, u shpreh agjenti portugez duke siguruar qëndrimin e 17-vjeçarit në ambientet e Barcelonës. Kontrata aktuale mes palëve skadon në verën e vitit 2026.
Ndërsa marrëveshja e re pritet të zgjatet deri në vitin 2030, ku padyshim që do të ketë dhe rritje page për sulmuesin e talentuar.