
Real Madrid
Raportimet e fundit nga mediumi i “Defensa Central” ka “tronditur” botën e futbollit. Bëhet fjalë për interesimin e një klubi arab në lidhje me Kylian Mbappe. Nuk bëhet i ditur emri i skuadrës që kërkon shërbimet e yllit francezë, por përmendet oferta.
Edhe pse mund të jetë jashtë çdo logjike, ama është e vërtetë, plotë 350 milionë euro. Reagimi i klubit “Galaktikë” ka ardhur në kohë rekord, refuzim kategorik. Reali ka në plan të ndërtojë një cikël fitues me dyshen Alonso-Mbappe.
Në sezonin e parë me madrilenët, goleadori francezë kontriboi me 44 gola dhe 5 asiste në 59 ndeshje, statistika mbreslënëse. Kartoni i lojtarit me numrin “10” te Reali vlen 180 milionë euro.
Poll