Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ish-trajneri i Barcelonës e shpëtoi, Mbappe pas nënshkrimit me Realin: Gjithmonë mirënjohës

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Barcelonës e shpëtoi, Mbappe pas nënshkrimit me
Kylian Mbappe - Nasser Al Khelaifi

Kylian Mbappe ka thnëë fjalët e para si lojtar i Real Madrid. Ylli francez shprehet mjaft i emocionuar për aventurën e re, teksa ka treguar dhe prapaskenat e largimit nga PSG.

Mbappe zbuloi se para 1 viti iu bë e ditur që nuk do zbresë në fushë për francezët sepse nuk kishte pranuar rinovimin. Ish-trajneri i Barcelonës Luis Enrique dhe drejtori sportiv kishin ndyryshuar mendjen e presidencës, për vendimin drastik.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Është shumë emocionuese. Jam shumë i lumtur, i lehtësuar dhe jashtëzakonisht krenar.

Jam shumë i emocionuar për idenë për të shkuar te ky ekip i madh, më i miri në botë. Jam shumë i nderuar nga perspektiva dhe dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dërguan mesazhe dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.

Ata më thanë drejtpërdrejt, në fillim të sezonit, se nuk do të luaja më. Pa Luis Enrique nuk do të kisha dalë më në fushë. Kjo është e vërteta dhe prandaj i kam qenë gjithmonë kaq mirënjohës trajnerit dhe drejtorit sportiv”, u shpreh Mbappe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga