
Raphinha, Robert Lewandowski & Lamine Yamal
Lajme jo të mira nga kampi stërvtior i Barcelonës ditën e sotme. Katalanasit përballen nesër në mbrëmje me Atletico Madrid në orën 21:30 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit.
Lamine Yamal nuk ka marrë pjesë në stërvitje sot me lojtarët e tjerë të grupit. I dëmtuar në sfidën ndaj Las Palmas në fundjavë ku u pa dhe këmba e tij e gjakosur, 17-vjeçari ka punuar veçmas.
Barcelona ende nuk e ka përjashtuar praninë e tij në ndeshjen ndaj “Colchoneros” për nesër. Hansi Flick shpreson ende të rikuperojë në kohë Lamine Yamalin për sfidën e nesërme.
Poll