Barcelona ka marrë mbrëmjen e sotme një fitore spektakolare në transfertë përballë Real Madrid. Kjo supersfidë e zhvilluar në "Bernabeu" përfundoi 0-4 në favor të katalanasve.
Një ndër golashënuesit e kësaj sfide ishte dhe talenti Lamine Yamal. Ishte pikërisht 17-vjeçari ai i cili shënoi golin e 3-të për të tijët, duke zhvilluar edhe një ndeshje spektakolare.
Pikërisht për atë gol të shënuar në minutën e 77-të, Yamal ka hyrë në histori. Spanjolli është bërë futbollisti më i ri që shënon në El Clasico.
17 vjeç e 105 ditë është mosha kur Yamal shënon në El Clasico, duke parakaluar lojtarin tjetër të Barcelonës, i cili shënoi kur ishte 17 vjeç e 359 ditësh.
Poll