
Ilkay Gundogan dhe Robert Lewandowski
Tashmë gjithçka është e kryer. Ilkay Gundogan do të largohet nga Barcelona, teksa shkëputur kontratën me akord të dyanshëm me klubin spanjoll. Tashmë, mesfushori gjerman është një lojtar i lirë në treg.
Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë qoftë nga Europa, Katari apo Arabia Saudite. Por sipas të pagabueshmit, Fabrizio Romano, 33-vjeçari gjerman është pranë rikthimit të bujshëm në Premier League, te Manchester City.
Këta të fundit po bisedojnë detajet me agjentin e futbollistit gjerman, i cili tashmë ka udhëtuar drejt Anglisë. Pep Guardiola ka dhënë “OK” e tij për këtë transferim, teksa pritet vetëm vendimi përfundimtar i Gundogan.
Poll