
Në një prononcim të dhënë se fundmi për mediat spanjolle, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco është shprehur i zhgënjyer nga fillimi i sezonit për katalanasit, bazuar këtu në humbjet e fundit përballë PSG-së dhe Sevilla.
Sipas tij skuadra nuk është në gjendjen që ai dhe fansat prisnin. “Nuk jemi aq lart sa mendonin njerëzit në nisje të sezonit. Do të ishte gabim i madh nëse e shohim veten si skuadër pa gabime. Duhet të përmirsohemi vazhdimisht”, ishin fjalët e Deco-s.
Në 8 javë kampionat skuadra e Hansi Flick renditet e dyta në La Liga me 19 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Real Madrid kryesues.
Ndërkohë që në Champions League skuadra katalanase ka arritur të grumbullojë 3 pikë ne 2 raundet e para të fazës së grupit. Megjithatë, tifozët kanë shumë më tepër pritshmëri tek “djemtë” e Hansi Flick.