Hansi Flick do të jetë trajneri i ardhshëm i barcelonës. Ditën e sotme ka pasur një takim urgjent në Londër, ems drejtorit sportiv Deco dhe një prej anëtarëve të klubit, bohan Krkic.
Palët kanë diskutuar mes tyre dhe sipas “El Chiringuito” që konfirmohet edhe nga “As”, ish-trajneri i Bayern Munich ka dhënë “OK” e tij për kalimin në Barcelonë. Kështu mes palëve ëshëtë arritur në marrëveshje paraprake për një kontratë 2-vjeçare mes tyre.
Ndërkohë nga krahu tjetër drejtuesit katalanas duhet të zgjidhin situatën me Xavi hernandes dhe pjesëtarët e satafit të tij. Mungon ende një konfirmim nga palët, porn ë Spanjë janë të siguetë se shkarkimi i Xavit do të vijë në fillimin e javës tjetër, ku do të bëhen të qarta edhe arsyet e këtij vendimi.
Kujtojmë se Hansi Flick i ka mposhtur 8-2 në Lisbonë në çerekfinalen e Champions League në vitin 2022. Mbetet të shihet se si do ta presin tifozët katalanas “makthin” e skuadrës së tyre, i cili pritet t’i drejtojë për 2 sezonet e ardhshme. Gjithashtu Flick do të ribashkohej me Robert Lewandowskin.