Real Madrid pas humbjes me Liverpool në Champions League, u ndal edhe në kampionat. Madrilenët nuk shkuan më shumë se barazimi me Rayo Vallecanon, duke bërë kështu një “hap fals” në La Liga.
Por shqetësimi më i madh për Xabi Alonson nuk është kjo, por diçka tjetër. Në sfidën e mbrëmshme 2 futbollistë e kanë bërë me “dhimbje koke” trajnerin spanjoll.
Bëhet fjalë për Fede Valverden, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak se ndjente dhimbje, ndërsa për të njëjtin problem u zëvendësua edhe ndaj Liverpool. Siç duket titullari i madrilenëve nuk është rikuperuar plotësisht nga problemet fizike gjë e cila shqetëson Alonson.
Ndërkohë në sfidën e djeshme, probleme fizike pati edhe për gardianin e portës, Thibaut Courtois. Ky i fundit bëhet me dije se ndjen shqetësime në kofshm. Të dy futbollistët pritet t’iu nënshtrhen vizitave mjekësore në ditët në vazhdim për të mësuar edhe shkallën e dëmtimeve të tyre, me Alonson që “kryqëzon” gishtat qe lojtarët të mos kenë asgjë serioze.
