Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Dëmtimi do e mbaj jashtë kundër Realit dhe Interit, Lewandowski: Nuk dorëzohem, do luaj deri në moshën 40-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi do e mbaj jashtë kundër Realit dhe Interit, Lewandowski:
Robert Lewandowski

Barcelona ka pasur lajme të ndryshme nga rezultatet e “MRI” të Robert Lewandowski, pas tendosjes së muskujve që e detyroi sulmuesin polak të kërkonte një zëvendësim në fitoren e vështirë kundër Celtas.

Problemi muskulor në gjysmë-tendinozin e kofshës së majtë nuk do ta lejojë atë të shfaqet kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit dhe as në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions  League kundër Interit.

Megjithatë, para dëmtimit, në moshën 36-vjeçare, Lewandowski nuk tregoi asnjë shenjë dorëzimi dhe ai tha për “BILD” në një intervistë të publikuar sot në Gjermani: "Fizikisht ndihem ende njësoj si më parë. Edhe kur shikoj të dhënat pas ndeshjeve, jam ende i kënaqur me të."

Numrat e vërtetojnë diçka të tillë, ai ka shënuar 99 gola në 142 ndeshje për Blaugranët që kur erdhi në vitin 2022.

Dhe për sa kohë do ta shohim Lewandowskin si golashënuesin më të mirë te Barcelona? “Ndoshta deri në moshën 40-vjeçare, si Cristiano Ronaldo. Fizikisht do të ishte e mundur, por ka shumë faktorë të jashtëm. Për sa kohë që unë dua, do të jap gjithmonë njëqind për qind”, e mbylli Lewa.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga