Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona synon shkëputjen, rivalët e tjerë besojnë te Marash Kumbulla

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona synon shkëputjen, rivalët e tjerë besojnë te
Lamine Yamal & Lewandowski

Barcelona është lideri aktual i La Liga dhe këtë fundjavë luan kundër rivalëve të shtëpisë, Espanyol-it. Katalanasit kanë shansin të shkëputen 9 pikë ndaj Realit pas fitores në “El Clasico”.

Derbi i ofron Barçës një mundësi për të arritur në 9 plus pikë diferencë ndaj “Merengues”, pasi klubi nga Madridi pa t’i anulohej sfida kundër Valencia-s pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Hansi Flick pas super formës është shprehur i lumtur dhe se çelësi kryesor është atmosfera e mirë që mbizotëron rreth e përqark në ekip. Barcelona ka fituar 10 ndeshje në La Liga dhe ka humbur vetëm 1 herë në 11 javë dhe për më tepër i ka shkaktuar kundërshtarit të përjetshëm humbjen e parë pas më shumë se 1 viti.

Ekipi i Marash Kumbullës është skuadra e tretë që ka pësuar më shumë gola në kampionat dhe vizita në kundërshtarët e qytetit shihet një “kalim” për skuadrën e Flick. Klubi i legjionarit shqiptar ndodhet i 17-ti në tabelë dhe nuk mund të shkaktojë dëme me shumë gjasa në derbin e qytetit.

Pritet të shihet me kuriozitet nëse mbrojtësi i Kombëtares do të bëjë paraqitje solide ndaj sulmit më të pamëshirshëm të momentit me Leëa, Raphinha, Yamal në përbërje. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga