
Lamine Yamal
Pasuesi më ideal i Lionel Messit në Barcelonë është padyshim Lamine Yamal. Djaloshi spanjoll po mahnit të gjithë botën me paraqitjet e tij nga ndeshja në ndeshje dhe për këtë arsyje po projektohet diçka e re për të.
Sipas spanjolles “El Chiringuito”, nga sezoni i ardhshëm, numri 10 në fanellën e Barcelonës pritet t’i kalojë yllit 17-vjeçar. Momentalisht Yamal mban në shpinë numrin 19, që dikur është mbajtur dhe nga Messi në fillimet e tij te katalanasit.
Momentalisht numri 10 në Barcelonë është i Ansu Fati. Një talent i cili nuk po gjen dot stabilitet nga dëmtimet dhe pritet në fund të sezonit të ndajë rrugët me klubin nga i cili u rrit.
Poll