Barcelona do të ketë sfidën e radhës me Espanyol, në 3 janar në orën 21:00. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 18-të të Laligas. Lajmi i mirë për Hansi Flick, pasi mbrojtësi i ekipit Ronald Araujo, do t'i bashkohet seancës stërvitore në "Estadi Johan Cruyff".
Sipas “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi uruguaian dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për tifozët të cilët e kanë përkrahur gjatë rikuperimit pas rëndesës psikologjike të cilën po kalonte këto kohë .
Megjithatë, pjesëmarrja e tij kundër Espanyol këtë fundjavë mbetet e dyshimtë, pasi Barcelona nuk dëshiron të nxitojë me rikthimin e tij derisa të rikuperohet plotësisht. 26-vjeçari, aktualisht po punon me një trajner personal në një program rikuperimi të hartuar posaçërisht nga "gjigantët" katalanas. Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në skuadër për Superkupën e Spanjës javën e ardhshme.
Rikujtojmë se Aurajo nuk luajti kundër Alaves dhe Atleticos, Flick kishte lënë të kuptohej në konferencën për shtyp para ndeshjes se Ronald nuk do të luante për arsye personale. Më vonë u konfirmua se këto probleme ishin të natyrës psikologjike.

