Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo mesa duket po shikon dritë në fund të tunelit pas periudhës shumë të rënduar psikologjike. Ai ishte në një udhëtim në Izrael pasi nuk e përballoi dot presionin e madh të humbjes kundër Chelsea, ndeshje e cila u mbyll me 3 gola në favor të “bluve”, dhe një karton të kuq për të.
Megjithatë mbrojtësi është një besimtar i devotshëm dhe kërkoi mbështetje dhe në vende të shenjta. Por sigurisht që suporti nuk i ka munguar as nga drejtuesit e klubit por dhe nga shokët e skuadrë gjithashtu.
Barcelona do të luaj në 3 janar, derbin mjaft interesant kundër Espanyoli dhe ka shumë mundësi që Auraujo të jetë në fushë në atë ndeshje. E cila përkon dhe me sfidën e parë pas pauzës së Krishtlidjeve.
Rikuperimi i tij sa vjen e bëhet më mirë, por do të mbetet për tu parë zyrtarizimi, nëse 26-vjeçari do të kthehet në emocionet e lojës ose jo.
