Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Babai donte të ma vinte emrin Di Stefano”, Endrick: Me Mbappen do të dukemi si një videolojë

Shkruar nga NEWSPORT
“Babai donte të ma vinte emrin Di Stefano”, Endrick: Me Mbappen
Real Madrid: Endrick, Mbappe, Vinicius, Bellingham

Endrick do të bashkohet me Real Madrid menjëherë pas pushimeve për të nisur zyrtarisht aventurën e tij me Los Blancos. Sulmuesi i ri brazilian u ble nga madrilenët për 30 milionë euro plus bonuse nga Palmeiras dhe shihet si e ardhmja e sulmit të merengues, por edhe Brazilit.

Përpara nisjes së aventurës spanjolle, Endrick dha një intervistë për L’Equipe ku zbuloi një histori të veçantë që e lidh atë me Real Madrid përpara se të lindte.

“Historia ime me Real Madrid ka nisur para se të lindja. Babai im dëshironte të më vendoste emrin Di Stefano, por mamaja refuzoi. Mezi e pres sezonin e ri, me Mbappe që do të vijë ne do të dukemi si një videolojë”, tha Endrick.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga