
Trent Alexander-Arnold & Florentino Perez
Në prag të nisjes së Kupës së Botës për Klube, Real Madridi ka prezantuar transferimin më të ri. Bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold që tashmë është pjesë e “Los Blancos”.
Mbrojtësi i Kombëtares angleze është prezantuar sot në ambientet e klubit madrilen, ku ka zgjedhur dhe cilin numër do të mbajë mbi shpinë. Arnold shkon në hapat e Marcelos, duke zgjedhur të mbajë në fanellë numrin 12.
Ndërsa mbishkrimi do të jetë vetëm emri i tij, “Trent”. Real Madridi më 1 qershor pagoi 10 milionë euro për të transferuar mbrojtësin anglez, për ta pasur atë në Kupën e Botës për Klube.
View this post on Instagram
Poll