Xabi Alonso dhe Vinicius
Real Madrid ka përgatitur një plan konkret në rast se Vinicius Junior vendos të mos rinovojë kontratën, raportojnë burime të Cadena SER. Edhe pse skenari mbetet hipotetik, situata po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e “Los Blancos”.
Nëse ndodh largimi i brazilianit, klubi madrilen do të kërkojë një shumë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. Këto të ardhura pritet të riinvestohen menjëherë në merkato, me fokus kryesor te Vitinha.
Mesfushori portugez i PSG shihet si profili ideal për të përforcuar mesfushën e Real Madrid. Megjithatë, transferimi paraqitet i vështirë, pasi PSG e konsideron Vitinha një element kyç të projektit dhe nuk planifikon ta lërë të largohet.
Poll
