
Besnik Hasi
Pasditen e sotme ekipi i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi, Anderlecht, mori një fitore të rëndësishme, e cila i mundëson të kryesojnë te vetëm pas dy javësh në ligën beleg.
Në këtë fitore kontriboi vëlla i Eden Hazard, Thorgan, nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa ata mposhtën Cercle Brugge KSV me shifrat 0-2 në transfertë.
Pozicioni i Hasit është në “monitorim” të vazhdueshëm pas eliminimit të befasishëm nga Europa League. “Finalja” e radhës për të mbrojtur pozicionin si trajneri i Anderlecht do të jetë kundër Zulte Waregem, fundjavën e ardhshme. Te ekipi nga Waregem inkuadrohet edhe mesfushori shqiptar Serxho Ujka, i ardhur nga Egnatia gjatë kësaj vere.
Poll