
Emiliano Krosi është dënuar me 12 vite e 10 muaj burg. 24-vjeçari grabiti shtëpinë e Raheem Sterling gjatë Kupës së Botës, duke detyruar anglezin të largohej nga ky kompeticion para kohe.
Shqiptari tashmë është burgosur dhe do të vuajë dënimin me 12 vite e 10 muaj burg. Krosi ishte pjesë e një bande që përdornin shkallë për t’u futur brenda rezidencave nga kopshtet e tyre dhe më pas nga dritarja për në ambientet e brendshme të shtëpive.
24-vjeçari i vodhi Sterling disa ora Rolex si dhe rreth 400 mijë euro të pajisjeve të dizajnuara u morën nga shtëpia e futbollistit që ka vlerë rreth 8 milionë euro. Shqiptari Krosi, i cili udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe në pjesën e pasme të një kamioni, ka pranuar më parë se është përfshirë në 15 vjedhje.
Por dje në gjykatën e kurorës në Guilford, gjyqtarja Catherine Hartley vendosi se ai ishte i përfshirë edhe në 18 vjedhjet tjera. Ajo e dënoi me gjithsej 12 vjet e 10 muaj burg.