Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja e Superkupës, Ancelotti vlerëson Berat Gjimshitin me shokë: Meritojnë të jenë këtu

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Superkupës, Ancelotti vlerëson Berat Gjimshitin me
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes Real Madrid – Atalanta. Finalja e Superkupës së Europës fillon në 21:00 dhe i sheh madrilenët më të karikuar se kurrë.

Ancelotti ndër të tjera ka përmendur Vinicius duke treguar se nuk ekziston një ccështje për të. Po ashtu nuk mund të anashkalohej ylli i skuadrës Mbappe, ndërsa vlerësoi skuadrën e Atalantës ku aktivizohet dhe kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti. 

"Ka shumë dëshirë, shumë entuziazëm për këtë trofe të parë të sezonit. Do të jetë një sezon shumë kërkues dhe mund të bëhet një sezon shumë i suksesshëm. Sigurisht që do të ketë vështirësi, por skuadra më duket në gjendje të mire. Ne kemi pasur shumë kohë për t'u stërvitur, por skuadra është shumë e motivuar", u shpreh fillimisht Ancelotti. 

A mund të bëhet problem Liga Arabe për Realin? A ka një rast Vinicius?

“Jo, ne kemi projektin tonë, do të vazhdojmë të punojmë, sigurisht që kemi shumë cilësi brenda skuadrës. Mungojnë disa elementë të rëndësishëm, por ka lojtarë të tjerë të rëndësishëm, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Nuk ka asgjë konkrete, dritarja e transferimeve do të mbyllet më 31 gusht.

Mbappe?

"Ai po përshtatet shkëlqyeshëm, ai mbërriti në gjendje të shkëlqyer, është shumë i fokusuar, është i motivuar dhe i ndezur. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Nga sa kam parë ka një mjedis shumë të shëndetshëm brenda dhomës së zhveshjes.

Çfarë mendoni për këtë Atalanta?

"Atalanta është një ekip që meriton të jetë këtu falë një pune të jashtëzakonshme dhe pas fitores së Europa League. Gasperini ka shumë përvojë."

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga