Deklaratat pas ndeshjet kushtojnë për Jose Mourinho. Portugezi është dënuar nga Federata Turke pas asaj që ka thënë pas fitores së Fenerbahce në fushën e Trabzonsporit.
Mourinho është pezulluar me një ndeshje, si edhe u gjobit me mbi 25 mijë euro për deklaratat.
Sipas federatës, ato synonin dëmtimin e reputacionit të Federatës Turke të Futbollit, zhvlerësimin e futbollit turk dhe lënien në hije të zyrtarëve të tjerë të garës.
Bordi Disiplinor i Futbollit Profesional (PFDK) e dënon Mourinhon edhe për sjelljen e tij josportive ndaj tifozëve të skuadrës rivale. Mourinho sulmoi gjyqtarët duke pretenduar se ata po punonin për Galatasarayn.
Poll