Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ Roma dhe Porto vendosin gjithçka në aktin tjetër, AZ Alkmaar shkatërron Galatasarayn

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Roma dhe Porto vendosin gjithçka në aktin tjetër, AZ
Porto - Roma

Kanë përfunduar dhe 4 përballjet e fundit të Europa League ditën e sotme. Supersfida mes Portos dhe Romës ku akti i parë u luajt në “Dragao”, përfundoi në barazim me shifrat 1-1. Verdhekuqtë e Italisë realizuan të parët në këtë takim në fundin e pjesës së parë me anë të Zeki Celik. Ndërsa goli i barazimit të portugezëve erdhi në të dytën nga Moura.

Goli i Romës

Goli i Portos

AZ Alkmaar ka shkatërruar Galatasarayn në aktin e parë me shifrat 4-1. Ekipi holandez përfitoi nga situata e një kartoni të kuq të turqve duke i ndëshkuar ata dhe duke ia bërë një mision të vështirë ndeshjen e kthimit.

Një tjetër karton i kuq ka penalizuar kësaj radhe ekipin e PAOK, të cilët janë mposhtur në shtëpi nga Steaua Bucuresti me përmbysje me shifrat 2-1. Twente ka arritur të fitojë në fundin e takimit ndaj Bodo Glimt me rezultatin e ngushtë 2-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga