
Pamje e momentit
Lyon dhe Manchester United do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur çerekfinalen e parë, të vlefshme për Europa League. Sfida që po zhvillohet në Francë, ka nisur në orën 21:00.
Ndërkohë që kjo supersfidë e Ligës së Europës ka nisur me simbole shqiptare. Si çdo herë, lojtarët u futën në fushë me nga një fëmijë në krah, teksa pikërisht njëri prej tyre mori vëmendjen.
Djaloshi që shoqëronte sulmuesin e Lyon, Rayan Cherky, në momentin që u kap nga kamera kryesore bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Sigurisht, ai donte të tregonte që shqiptarët ishin prezentë edhe aty.
Pamje e momentit
Poll