Roma udhëheq pjesën e parë. Takimi kundër ukrainasve është 1-0 aktualisht në favor të roanëve. Goli i vetëm është shënuar mme penalti.
Shënuesi për ironi të fatit është “njëri prej tyre”. Bëhet fjalë për blerjen e bujshme Artem Dovbyk që zëvendësoi Lukakun në majën e sulmit të ekipit të Dybalës. Në minutën e 23-të ai nuk zhgënjeu dhe i dha epërsinë klubit italian. Dinamo u kujtua vetëm në minutat e fundit të jepte sinjale, por minutat ishin të pakta. Deri tani turku Çelik është lojtari më i mirë i ndeshjes fal topave të rikuperuara.
Roma kërkon vetëm fitoren ndaj një ekipi që u mund thelllë nga “kushurinjtë” e Lazio-s. Çdo rezultat tjetër do të thoshte prishje të ambienit të “Ujkonjave”. Roma pas barazimit të vyer me spanjollo-baskët e Bilbao-s dhe me 3 pikë sot ngjitet në 4 pikë totalisht.