Atalanta ka fituar Europa League pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Bayer Leverkusen. Berat Gjimshiti si kapiteni i Atalantës mori dhe trofeun për ta ngritur më pas me shokët e skuadrës.
Me humbjen e sotme përfundon dhe ecuria e Leverkusenit, që numëronte 51 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Askush nuk kishte bërë më parë si ato në ligat kryesore të Europës, teksa ishte shumë pranë të mbyllte një sezon si i pamposhtur.
Tashmë festa është e Atalantës. “Magjia” e Xabi Alonsos u prish pikërisht nga klubi italian.
Poll