Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ 21 gola në 9 duelet e para të Europa League, Bologna vendos balancën ndërsa Feyenoord dhe Aston Villa nuk e “falin” kundërshtarin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 21 gola në 9 duelet e para të Europa League, Bologna vendos
Bologna - Celtic

Kanë përfunduar edhe 9 duelet e para të fazës së 7- të të European League, ndeshje të cilat në total kanë dhuruar 21 gola.

Sfidë interesante ajo mes Bolognas dhe Celtic, e cila u mbyll me barazim në shifrat 2-2. Pjesa e parë nisi shumë mirë për Celtic i cili shënoi golin e parë në minutën e 6-të, falë goditjes së Hatate. Ndërsa goli i dyti erdhi nga Trusty në minutën e 40-të.

Kundërpërgjigja e Bolognas erdhi në pjesën e dytë, me golat e Dallinga në minutën e 58-të si dhe goli i fundit i cili “vulosi” dhe baraspeshën, ai i Rowe në minutën e 72-të.  

Nga ana tjetër edhe dueli mes Fenerbahces dhe Aston Villas, rezervoi surpriza. Pasi ndeshja u mbyll me triumfin e Aston Villas e cila iu "fal" një golit të parë dhe të fundit të Sanchos në minutën e 25-të. Modestisht skuadra fiton me golin e pjesës së parë duke e lënë rivalin me 0 të tillë.

Feyenoord përballë Sturm Gramz tregoi “dhëmbët”, në një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të ekipit pritës. Goli i parë u shënua në minutën e 5-të nga ana e Watanabe duke e çuar skuadrën e Feyenoord në avancë. E nën ritmin e tij, ecën edhe shokët e skuadrës përkatësisht Moussa me një gol në minutën e 68-të si dhe Borges në atë të 90-tin.

Ndeshjet e tjera përfunduan me rezulatet e mëposhtme: Brann – Midtjylland (3-3),  Freiburg – Maccabi Tel Aviv (1-0), Malmo – Crvena Zvezda (0-1), Paok - Betis (2-0), Pizen - Porto (1-1) dhe Young Boys - Lyon (0-1).

 

Poll

Lexo gjithashtu