
Istvan Kovacs - Ronald Araujo
Pas thuajse 10 ditësh do të luhet finalja e Europa League mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen. Një “derbi” shqiptarësh në finalen e një prej kompeticioneve më të rëndësishme në europë.
Për këtë sfidë UEFA ka vendosur edhe për arbitrin. Më 22 maj në “Aviva Stadium” në Dublin do të gjykojë Istvan Kovacs. Rumuni do të gjykojë kështu Berat Gjimshitin dhe Granit Xhakën, me shqiptarët që do të luftojnë “kokë më kokë” për trofeun e këtij kompeticioni.
Kujtojmë se Kovacs u kontestua shumë në duelin mes Barcelonës dhe PSG-së, ku nxori me të kuq Ronald Araujon, sfidë e cila më pas solli edhe eliminimin e katalanasve nga Champions League.
Poll