
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e dytë përballë Bayer Leverkusen, Roma u eliminua nga Europa League. Kjo për shkak se sfidën e parë në “Olimpico” e kishte humbur me rezultatin 0-2. Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i verdhekuqve, Daniele De Rossi, i cili shpreh keqardhje, por e pranon që Leverkusen është ekip më i fortë.
“Ata janë të të fortë, por ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë të ndeshjes. Ndoshta ne goditëm portën shumë pak, porn ë përgjithësi djemt luajtur një ndeshje të pabesueshme, ishe një lojë me dyluftime fizike dhe mendore. Ata luajtën mirë dhe e goditën portën tonë shumë herë, por ne pësuam një gol për të ardhur keq.
Nga ky rrugëtim kam mësuar pas çdo ndeshje. Një vit më parë isha shkarkuar në Serie B, ndërsa sot hy në historinë e Romës, pasi klubi ka 4-5 trajnerë që kanë arritur në një gjysmëfinale, dhe kjo më bën krenar. Më duhet të falenderoj djemtë. Puna ime është të analizoj pse nuk arritëm në finale. Bayer është më i fortë se ne dhe duhet t’i japim dorën”, u shpreh De Rossi.